Zhdoganimi i Automjeteve
Në rastin importimit të automjeteve nga jashtë të gjitha automjetetet duhet ti nënshtrohen procedurave doganore
Dokumentet që duhet t’I keni me vete për të filluar procesin e zhdoganimit të veturës janë:
Dokumenti i Identifikimit
Libreza e regjistrimit të automjetit nga vendi i prejardhjes
Deklarata Exportuese nga vendi i prejardhjes
Fatura e blerjes së Automjetit
Transaksioni Bankar
Certifikata e Origjinës EUR1- Jo obligativ
Pasi të kompletoni dokumentacionin e nevojshëm ju duhet të drejtoheni te agjenti doganor i cili përmes Dokumentit unik doganor -DUD paraqet kërkesën për Zhdoganim të veturës.
Vlerësimi i automjetit – Tarifat
Vlerësimi i automjeteve gjatë procedurave të zhdoganimit realizohet në dy forma:
- Sipas Kodit “DOGANOR DHE I AKCIZAVE NË KOSOVË” Vlera doganore e mallrave të importuara është vlera e transaksionit, që paraqet çmimin vërtetë të paguar ose të pagueshëm për mallrat e shitura për eksport në Kosovë.
- Vlerësimi i automjeteve të përdorura bëhet me anë të katalogut ndërkombëtarë “Shwacke”
Llogaritja e zhdoganimit të automjeteve mund të bëhet me anë të formulës për llogaritjen e doganës e cila është:
(Vlera e automjetit x Taksa Doganore (10%) + Akciza (400 Euro) ) x 18% TVSH
Nëse Automjeti ka Certifikatë të Origjinës atëherë llogaritja e vlerës së doganës bëhet me anë të formulës:
(Vlera e automjetit + Akciza (400 Euro) ) x 18% TVSH
Tarifat preferenciale
Për të parë nëse një produkt gjatë importit përfiton tarifa preferenciale duhet t’i referoheni Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Komunitetit Europian .
Kjo Marrëveshje mundëson që automjetet të cilat kanë Certificate të Origjinës të përfitojnë tarifë doganore preferenciale. Në këtë mënyrë llogaritja e vlerës se tarifave gjatë importit realizohet me anë të formulës:
(Vlera e automjetit + Akciza (400 Euro ) x 18% TVSH
Nga janari 2022 të gjitha automjetet të cilat posedojnë certifikatë të Origjinës -EUR1 lirohën nga Tarifa Doganore duke iu nenshtruar vetem akcizës dhe TVSH-së
Nëse Automjeti ka Certifikatë të Origjinës atëherë llogaritja e vlerës së tarifave doganore bëhet me anë të formulës:
(Vlera e automjetit + Akciza (400 Euro ) x 18% TVSH
Në platformën online www.bidautonet.com për shitjen e veturave nga Europa përmes ankandeve online, Veturat nga markat Peugeot, Citroen, Skoda, Seat dhe për disa modele nga Mercedes dhe Volvo posedojnë Çertifikatë te Origjinës / AutoNet
Shënim: Dogana rezervon të drejtën për llogaritjen përfundimtare të tarifave doganore